LAJMI I FUNDIT:

Policia e Kosovës kap një serb me 84 paketime të kafesë tek Ura e Bistricës në veri të Kosovës

Policia e Kosovës kap një serb me 84 paketime të kafesë tek Ura e Bistricës në veri të Kosovës
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka konfiskuar tek Ura e Bistricës 84 paketime të kafesë, të cilat po i transportonte pa dokumetacion një shtetas serb.

Policia, në vazhdën e angazhimit për ofrim të sigurisë dhe parandalim të krimit e kontrabandës, sot tek ura e Bistricës në veri të vendit, ka ndaluar një automjet të cilin e drejtonte personi (M.P.) mashkull i nacionalitetit serb, i cili transportonte mallra pa dokumente.

“Gjatë kontrollit të automjetit janë hasur (51) paketime me nga 1 kilogram kafe dhe (33) paketime me 0.70 gram kafe, për të cilat ngasësi i automjetit nuk posedonte dokumente për mallin që transportonte”, thuhet në njoftimin e Policisë.


Njësitet relevante policore, lidhur me rastin kanë kontaktuar njësitin e doganës, ku sipas procedurave të parapara është bërë pranim dorëzimi i automjetit dhe mallit tek njësitet doganore, për të vazhduar me procedura të më tutjeshme ligjore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishaj

Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishaj

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune

Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune

Lajme
E vrau dhe pastaj e groposi, kërkohet paraburgim për të dyshuarin nga Ferizaj

E vrau dhe pastaj e groposi, kërkohet paraburgim për të dyshuarin nga Ferizaj

Drejtësi
Specialja apelon vendimin me të cilin u konfirmua pjesërisht aktakuza ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë

Specialja apelon vendimin me të cilin u konfirmua pjesërisht aktakuza ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë

Drejtësi
Kalo në kategori