Policia e Kosovës ka përfunduar me sukses aktivitetet operacionale në kuadër të planit evropian ROADPOL 2025, i cili është zhvilluar nga data 7 deri më 13 prill 2025, me fokus të veçantë në kontrollin e shpejtësisë në trafikun rrugor.
Gjatë kësaj jave, janë angazhuar njësitë e trafikut në të gjitha rrugët e vendit, me qëllim rritjen e sigurisë dhe parandalimin e aksidenteve. Si rezultat i kontrolleve intensive, janë realizuar:
2,272 pika kontrolli të automjeteve,
13,509 automjete të kontrolluara,
dhe janë shqiptuar 6,873 gjoba për shkelje të ndryshme të rregullave të trafikut.
Një nga rastet më të rënda të evidentuara ishte tejkalimi ekstrem i shpejtësisë, ku një automjet është kapur duke lëvizur me 241 km/h në një zonë me kufizim prej 100 km/h.
Policia ka bërë të ditur se këto aktivitete janë pjesë e një strategjie të përbashkët me shtetet anëtare të Rrjetit Evropian të Policive Rrugore (ROADPOL), e cila synon uljen e numrit të aksidenteve fatale dhe vetëdijesimin e drejtuesve të automjeteve për respektimin e shpejtësisë së lejuar.
Policia e Kosovës ka paralajmëruar se kontrollet do të vazhdojnë edhe në javët në vijim, me theks të veçantë në zonat me rrezikshmëri të lartë në trafik.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ramabaja: Nga sot, Vetëvendosje ka shumëfish përgjegjësi, Limaj duhet të jetë kryetar i Kuvendit

Në Kongresin amerikan paraqitet rezoluta që kërkon ndëshkimin e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Limaj: Ishte qëndrim korrekt për të gjetur rrugë

Schmitt: Shqipëria dhe Kosova po formojnë identitete të veçanta, dallimi kryesor është kultura politike

Ramadan Nishori: Dy burra kanë kërkuar ndihmë pas rrëfimit tim – kjo më bën krenar

I dyshuari për vrasjen e rreshterit policor, ishte dënuar për dhunim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Jeta përtej Tokës: Mund të jemi në prag të zbulimit më të madh në histori

Ishte misterioz deri më tani, Danja Koka shfaqet me të dashurin në festën pas Big Brother

‘Shakaja pa kripë’ e Gani Gërmisë, opinionistët e Ferma VIP: E turpshme dhe abuzuese ajo që bënë me Alba Pollozhanin

Thiago Alcantara shpjegon ndryshimet në stilin e Barcelonës nën drejtimin e Hansi Flick

Në Kongresin amerikan paraqitet rezoluta që kërkon ndëshkimin e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

I riu që jeton në një nga qytetet më të shtrenjta në Indi, tregon sekretin se si me pak para arrin t’ia dalë