Reperi i njohur shqiptar, Don Xhon, emri i vërtetë i të cilit është Xhonatan Isufi, është ndaluar të martën nga Policia e Kosovës në Prishtinë.

Reperi ndodhej në veturën e mikut të tij, kur u ndalua për kontroll në rrugën “Tirana” në kryeqytet.


Lidhur me rastin, Telegrafi ka kontaktuar zyrën për informim në Policinë e Kosovës, të cilën kanë dhënë detaje në lidhje me rastin.

“Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht zyrtarët e Njësitit të reagimit të shpejtë, sot rreth orës 14:30, në rrugën "Tirana" në Prishtinë, për kontroll rutinore, kanë ndaluar një veturë të tipit 'Range Rover'. Pas një kontrolli të detajuar që i është bërë (dy) personave dhe veturës, policia ka arritur që të gjejë dhe të sekuestrojë: një armë të shkurtë, një karikatorë si dhe gjashtë fishekë”, kanë thënë për Telegrafin nga zyra për informim.

arma 1

Tutje, nga zyra për informim tregojnë se ndaj mikut të reperit Festim Strumçaku është iniciuar rast për mbajtje të paautorizuar në armës.

“F.S, mashkull 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është dërguar për intervistim,në stacionin policor qendra në Prishtinë. Ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës dhe i njëjti më pas me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në deklaratën e policisë.

Përndryshe, menjëherë pas intervistimit, Don Xhon ka publikuar një fotografi me mikun e tij në InstaStory, duke e pyetur me shaka se çfarë e pyetën policët gjatë kontrollit. /Telegrafi/

doni