Mbrëmjen e së hënës janë arrestuar edhe dy persona afër fshatit Banjskë të Zveçanit.

Rastin e ka bërë të ditur Veton Elshani, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri.


Elshani ka thënë se ata janë arrestuar nën dyshimin për armëmbajtje pa leje.

“Serbët e arrestuar, janë zënë me një sasi të konsiderueshme të armëve. Hetimet do të tregojnë  nëse kanë lidhje me sulmet ndaj Policisë së Kosovës”, u shpreh Elshani./Telegrafi/