LAJMI I FUNDIT:

Policia bllokohen dy mjete lundruese në Vlorë

Policia bllokohen dy mjete lundruese në Vlorë

Policia Kufitare e Shqipërisë në bashkëpunim me Guardia di Finanza ka bllokuar dy mjete lundruese që dyshohet se do përdoreshin për trafik të lëndëve narkotike.

Mjeti i parë lundrues u bllokua në zonën e Petroliferës nga Policia Kufitare në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policise Vlore dhe GdF.

Mjeti i dytë lundrues Skaf u bllokua nga Policia Kufitare në zonën e pyllit te Akërnisë.


“Mjeti i parë lundrues një skaf plastik, pa emër, me gjatësi 7.5m dhe gjerësi 2.2m, me dy motorë të fuqishëm dyshohet se ka ardhur nga Italia dhe se drejtohej nga dy shtetas Italianë të cilët porsa kanë parë Policinë kanë fshehur mjetin në krah të kalatës së Petroliferës dhe janë larguar. Vijon puna për kapjen e tyre duke forcuar kontrollin ne dalje nga Porti si dhe në zonën për rreth. Mjeti i dyte është konstatuar gjatë kryerjes së shërbimit nga ana patrullës së SPK Triport, në zonën e pyllit te Akërnisë, Hidrovor është konstatuar një mjet lundrues tip skaf i gjatë 8 m, i hipur në karelë dhe në afërsi te saj dhe një mjet tip kamionçinë. Nga të dhënat paraprake rezulton se mjeti lundrues është në pronësi të shtetases L. Xh dhe përdorues mjeti S. Xh. Nga kontrolli i territorit nuk është gjetur ndonjë send i kundraligjshëm”, thuhet në njoftim.

Vijon kontrolli i zonës si dhe puna për zbardhjen e rrethanave për të dy rastet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Qeveria merr vendimin, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Qeveria merr vendimin, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Lajme
Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Siguri
A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Lajme
​Shoqatat e dala nga lufta bëjnë homazhe në Prekaz, Jashari: Në qeveri ka njerëz anti-UÇK

​Shoqatat e dala nga lufta bëjnë homazhe në Prekaz, Jashari: Në qeveri ka njerëz anti-UÇK

Lajme
Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

Lajme
Kalo në kategori