Policia holandeze thotë se ka zënë një pengmarrës duke e rrëzuar atë me një automjet policie, teksa po dilte me vrap nga një dyqan i Apple në Amsterdam.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, burri, i cili kishte një armë, u kontrollua për eksploziv nga një robot teksa ishte i shtrirë i lënduar në tokë.
Ajo që filloi si një plaçkitje e armatosur u shndërrua në një situatë me pengje. Të paktën një person u mbajt për orë të tëra.
Personi që u mbajt peng u lirua dhe sulmuesi u arrestua dhe u trajtua nga mjekët, deklaroi policia.
Oficerët u thirrën për herë të parë në dyqanin Apple në zonën Leidseplein të Amsterdamit të martën rreth orës 17:40 me kohë lokale.
Imazhet e qarkulluara në mediet holandeze dukeshin se tregonin një burrë që mbante një armë zjarri në njërën dorë, derisa mbante një person në krahun tjetër. /Telegrafi/