Policia arreston një person në Prishtinë, dyshohet për dy vepra penale

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se ka kërcënuar një person.
Arrestimi i tij është bërë më 27 maj, ai dyshohet për dy vepra penale, kanosje dhe lëndim i lehtë trupor, transmeton Telegrafi.
"Më 27.05.2025 pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, është identifikuar dhe arrestuar një mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka kryer veprat e lartcekura ndaj viktimës mashkull kosovar. Pas arrestimit njësitë policore kanë kontrolluar banesën e të dyshuarit ku janë sekuestruar dëshmi të ndryshme lidhur me rastin", thuhet në raportin e policisë.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































