Policia arreston kosovarin që gënjeu në rrjete sociale se ka dal pozitiv me COVID-19

Policia e Kosovës mbrëmjen e së premtes ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti kishte gënjuer si kishre reultuar pozitiv me COVID-19.
Personi në fjalë, përmes rrjetit social kishte shpërndarë lajmin, duke keqpërdorur kështu sinjalin e fatkeqësisë apo të rrezikut, sipas raportit të Policisë së Kosovës.
Personi i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Rr. Kadri Zeka, Prishtinë 27.03.2020 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti përmes rrjetit social ka gënjyer se është testuar dhe ka dal pozitive me sëmundjen COVID-19. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, raporton Policia e Kosovës. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
28/03/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































