Policia amerikane po e kërkonte në shtëpi të arratisurin - ai ishte fshehur në vendin më të çmendur

David Jerome Jackson ishte në arrati nga ligji për dy muaj përpara se të arrestohej në qytetin Pensacola, Florida.
Autoritetet e kërkonin atë për sulm të rëndë, dëmtim të pronës dhe posedim të një arme zjarri, raporton foxnews.
Zyra e Sherifit të Qarkut Escambia mori një informacion se 31-vjeçari fshihej në një shtëpi në Pensacola dhe iu dërgua një urdhër dëbimi.
Në një kohë të shkurtër u organizua një aksion, ku i arratisuri pas kontrollit në lokal u gjet në lavatriçe!
“Ne e nxorëm ngadalë, ndërsa ai luftonte të qëndronte në vendin e tij të fshehur. Në makineri kishte tre çarçafë, çorape, një këmishë të thërrmuar dhe një shami”, thanë rojet e sigurisë.
Jackson u arrestua dhe u dërgua në burgun e qarkut, ku ai do të presë të dal para organeve të drejtsisë. /Telegrafi/




















































