LAJMI I FUNDIT:

Polici që keqtrajtoi 18-vjeçarin Leotrim Rama mbrohet në liri

Polici që keqtrajtoi 18-vjeçarin Leotrim Rama mbrohet në liri
Foto: Ilustrim

Policit Haris Kelmendi, i cili kishte ushtruar dhunë mbi 18 vjeçarin Leotrim Rama, brenda stacionit policor në vitin 2018, për të cilin rast u raportua edhe në media, i është ndërprerë masa e arrestit shtëpiak dhe i njëjti është duke u mbrojtur në liri.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se Departamenti i Përgjithshëm Penal ka pranuar aktakuzën lidhur me të pandehurin H.K dhe sipas saj, seanca fillestare është caktuar të mbahet me datë 18 maj.

“Duke ju referuar kërkesës tuaj ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm Penal ka pranuar aktakuzën lidhur me të pandehurin H.K. Seanca fillestare është caktuar të mbahet me datë 18 maj 2021. Të pandehurit në fjalë i është ndërprerë masa e arrestit shtëpiak dhe i njëjti është duke u mbrojtur në liri”, ka thënë zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.


Ndryshe, polici Haris Kelmendi kishte ushtruar dhunë mbi 18 vjeçarin Leotrim Rama, brenda stacionit policorë. Krejt kjo kishte ngjarë tri vite më parë.

Ndërhyrjet e policëve në disa raste në Prishtinë, IPK ngrit kallëzim penal ndaj një zyrtari policor - rasti tjetër po hetohet
Lexo po ashtu Ndërhyrjet e policëve në disa raste në Prishtinë, IPK ngrit kallëzim penal ndaj një zyrtari policor - rasti tjetër po hetohet

E menjëherë pas shpërndarjes së një video inçizimi në rrjete sociale u morën edhe masa nga organet e drejtësisë.

I pandehuri Kelmendi u arrestua dhe u mbajt në paraburgim për 48 orë.

E posa plotësoi këtë dënim prokurori Eset Rama e liroi H.K me arsyen se ky i fundit u tregua i sinqertë gjatë deklaratave të përshkrimit të rastit.

Mirëpo lënda nuk u mbyll me kaq pasi që Këshilli Prokurorial vendosi ta suspendojë Ramën si ndëshkim për vendimin e dhënë.

“KPK-ja ka marrë vendim në mënyrë unanime për pezullimin nga puna të prokurorit në fjalë, si dhe ka themeluar Panelin hetimor, i cili do të trajtojë rastin dhe do t’i rekomandojë KPK-së vendimin përfundimtar”, thuhej në njoftim.

Lirohet nga paraburgimi polici që keqtrajtoi 18-vjeçarin Leotrim Rama - i shqiptohet masa e arrestit shtëpiak
Lexo po ashtu Lirohet nga paraburgimi polici që keqtrajtoi 18-vjeçarin Leotrim Rama - i shqiptohet masa e arrestit shtëpiak

E pas suspendimit të prokurorit Rama, prokuroria mori vendim ta kthejë policin H.K sërish në paraburgim. Edhe këtë herë polici nuk qëndroi gjatë.

Kjo pasi që avokati i Haris Kelmendit dërgoi lëndën në Gjykatë të Apelit.

Arbër Jashari, zëdhënës i Gjykatës së Apelit kishte bërë të ditur se polici që ka kryer aktin e dhunshëm mbi Leotrim Ramën u lirua nga paraburgimi dhe të njëjtit iu caktua masa e arrestit shtëpiak në muajin shkurt, në kohëzgjatje prej 30 ditësh. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori