Gjenerata e 60-të e Policisë së Kosovës ende nuk janë pajisur me të gjitha pajiset e nevojshme për punë. Ata kanë mungesa të sprejve, shkopinjve të gomës dhe disa nga ta edhe nuk kanë as armë.
Janë gjenerata e fundit që janë bërë pjesë e Policisë së Kosovës.
Mirëpo, të njëjtit ani pse kanë filluar të dalin në teren, u mungojnë disa pajisje të cilat janë esenciale, si spreji, radiolidhja, shkopinjtë e gomës e me raste edhe arma.
Kjo i është thënë televizionit nga disa zyrtarë policorë nga të kësaj gjenerate.
Për këtë çështje, TV Dukagjini dërgoi pyetje tek Ministria e Punëve të Brendshme, por nga ky institucion, thanë se informatat për këtë duhet të merren nga Policia e Kosovës.
E këta të fundit nuk kthyen përgjigje gjatë kësaj të enjte.
Mungesa e pajisjeve për disa zyrtarëve, rezulton se nuk është problem vetëm i gjeneratës së fundit të policisë, asaj të 60-tës.
Në një raport nga inspektimi i kryer nga Inspektorati Policor i Kosovës, me titull “Vlerësimi i protuberancës së Stacionit Policor të Prishtinës – Qendër”, rezulton se edhe pjesëtarë të gjeneratave paraprake, kanë mungesa të pajisjeve.
“Sipas një inspektimi të realizuar nga menaxhmenti i Stacionit në muajin janar të këtij viti, nga numri prej 141 zyrtarëve të inspektuar, me sprej nuk kanë qenë të pajisur zyrtarët policor të gjeneratës 57 dhe 58, 5 (pesë) zyrtarë policor nuk kanë pasur jelekë anti-plumb, 3 të tjerë nuk kanë pasur bateri për ndriçim, 38 nuk kanë pasur radio lidhje, kurse nuk janë raportuar mungesa të prangave dhe shufrave metalike”, thuhet në raport.
Mungesën e tyre e sheh goxha shqetësuese ish zv.ministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha.
“Mungesa e tyre përveç që produktivitetin, dhe efikasitetin e punës natyrshëm që mund të rrezikoj edhe vet jetën e zyrtarëve policor por edhe nuk do të jenë efikas edhe në mbrojtjen e jetës së qytetarëve”, u shpreh Hoxha.
Hoxha shton se policia duhet të sigurohet që me diplomimin e policëve të kenë edhe mjetet e nevojshme menjëherë.
“Në momentin kur diplomojnë dhe fitojnë autorizimet e plota policore, këta punonjës të policisë të pajisën 100% me të gjitha pasjisjet e nevojshme dhe për të ushtruar kompetencat e plota dhe punët që i takojnë një punonjësi të policisë”, vijoi ai.
Gjenerata e 60-të e Policisë së Kosovës ende nuk ka mbushur një muaj nga diplomimi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Misteri i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, kishte edhe pasaportë të Kosovës

Rinumërimi në Vushtrri, Xhafer Tahirit i hiqen 88 vota - pëson edhe vetë Rrezarta Krasniqi që ishte ankuar

Durrësi e nis më herët sezonin turistik

Qeveria ndan mjete financiare për përmbushjen e obligimit të arbitrazhit, që lidhet me Hotelin Grand

Rrëfimet e grave që ishin pjesë e UÇK-së

Armatimet, çekët me sytë nga Uzina e Mjekësit - duan partneritet me Shqipërinë në mbrojtje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja