LAJMI I FUNDIT:

Policë të armatosur deri në dhëmbë hedhin në erë derën e shtëpisë së sulmuesit të Mançesterit dhe futen brenda (Foto/Video)

Policë të armatosur deri në dhëmbë hedhin në erë derën e shtëpisë së sulmuesit të Mançesterit dhe futen brenda (Foto/Video)

Ky është momenti kur forca të shumta të policisë angleze, thyejnë derën e shtëpisë së të dyshuarit për sulmin në “Manchester Arena”, Salman Abedi dhe futen brenda për të kryer një bastisje të detajuar.

Në videon e publikuar më poshtë shihen policë të njësive speciale të armatosur deri në dhëmbë, duke hedhur në erë me eksploziv derën e shtëpisë së terroristit në Fallowfield, transmeton Telegrafi.


“Dëgjuam një shpërthim të fuqishëm dhe pamë shumë policë duke u futur në shtëpinë e Abedit”, ka deklaruar një fqinj i terroristit që hodhi veten në erë.

Në sulmin terrorist në “Manchester Arena” kanë humbur jetën 22 persona derisa mbi 120 tjerë janë plagosur rëndë. /Telegrafi/