Një nga alternativat më të mira të Tesla-s në treg thuhet se ka filluar të bëhet edhe më tërheqës.

Kështu shkruajnë mediat e huaja, sipas të cilave, Polestar të martën zbuloi sedanin Polestar 2 2024, përcjell Telegrafi.


Screenshot 20 3

Me rreze më të gjatë rrugëtimi, performancë të përmirësuar dhe pamje të përditësuar, sedani elektrik sportiv është bërë një konkurrent edhe më i ashpër i Modelit 3 popullor të Tesla-s.

Polestar 2 i rifreskuar merr një paketë baterie të përmirësuar që rrit rrezen deri në rreth 480 kilometra për versionin me një motor, me rrota të pasme.

Screenshot 21 2

Sedani vjen ende në një variant me dy motorë, me të gjitha rrotat.

Siç bëhet e ditur më tej, paketa e re gjithashtu mund të karikojë më shpejt se më parë, me një shpejtësi prej 205 kilovatësh.

Screenshot 22 5

Motorët e rinj, më të fuqishëm nënkuptojnë se Polestar 2 me një motor tani prodhon 299 kuaj fuqi (nga 231) dhe arrin 100 km/h në 5,9 sekonda.

Screenshot 23 5

Versioni me të gjitha rrotat tani ka 421 kuaj fuqi, duke lejuar një shpejtësi prej 0-100 km/h prej 4.3 sekondash, thotë Polestar.

Polestar nuk ka publikuar ende çmimet, por presim që Polestar 2 i ri të fillojë pak më lart se çmimi aktual prej 48,400 dollarë. /Telegrafi/