LAJMI I FUNDIT:

Pochettino tregon nëse James do të luaj sërish këtë edicion

Pochettino tregon nëse James do të luaj sërish këtë edicion

Reece James ka pasur një sezon me batica dhe zbatica, pasi lëndimet nuk e kanë lënë të shkëlqej ashtu siç pritej.

Kapiteni i londinezëve tani ka mbetur jashtë fushave dhe i është nënshtruar operimit.

Megjithatë trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino ka thënë se James do të rikthehet para fundit të këtij sezoni dhe ai do të grumbullohet.


“Unë mendoj se Reece James do të përfshihet para fundit të sezonit”, tha Mauricio Pochettino në një konferencë shtypi përpara përplasjes me Brentford , siç citohet nga Evening Standard.

Kapiteni i Chelsea, James nga spitali pas operimit: Kam marrë mesazhe urrejtjeje
Lexo po ashtu Kapiteni i Chelsea, James nga spitali pas operimit: Kam marrë mesazhe urrejtjeje

“Kjo është shpresa ime, por për mua, prioriteti është ai, që ta ndihmoj të gjejë më të mirën përsëri për t’u ndjerë solid dhe i fortë dhe të mos ketë asnjë dyshim për të dalë përsëri në fushë”.

“Është vërtet e rëndësishme dhe ndoshta procesi është pak më i gjatë, sepse mendoj se ne duhet të ndërtojmë besimin e tij dhe të ndihet i fortë”, ka deklaruar Pochettino.

Ka një çështje te Chelsea, lojtarët dalin kundër trajnerit Pochettino për shkak të Thiago Silvas
Lexo po ashtu Ka një çështje te Chelsea, lojtarët dalin kundër trajnerit Pochettino për shkak të Thiago Silvas

Kapiteni ka bërë vetëm nëntë paraqitje për Chelsean deri më tani këtë sezon. Sezoni i tij është shkatërruar nga dëmtimet pasi ai u paraqit për herë të fundit në dhjetor.

Ai iu nënshtrua një operacioni në dhjetor dhe tani është në fazën e rikuperimit. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori