LAJMI I FUNDIT:

Pochettino pranon se nuk kishte pritur ta ketë Messin nën urdhrat e tij

Pochettino pranon se nuk kishte pritur ta ketë Messin nën urdhrat e tij
(Fotomontazh: Daily Mail)

Mauricio Pochettino ka pranuar se nuk e kishte menduar se do të ishte i mundur nënshkrimi i Paris Saint-Germainit me Lionel Messin.

Superylli argjentinas kaloi me bujë të madhe në kryeqytetin francez, pas vendimit për të mos e vazhduar kontratën me Barcelonën.

Ai debutoi me klubin parisien në takimin ndaj Reims, para se të shkonte te kombëtarja e Argjentinës për ndeshjet e përfaqësueseve.


View this post on Instagram

A post shared by Leo Messi (@leomessi)

Ndërkaq, të mërkurën pritet debutimin i tij në Ligën e Kampionëve me klubin e ri, në takimin që PSG e zhvillon kundër Club Brugge.

“Nuk mendoja se ishte e mundur, ndërsa kur një mundësi shfaqet dhe gjithçka shkon shumë shpejt, nuk arrin shpejt që ta procesosh”.

Kontributi jo sportiv i Messit në PSG, transferimi i argjentinasit ka rritur markën e klubit francez
Lexo po ashtu Kontributi jo sportiv i Messit në PSG, transferimi i argjentinasit ka rritur markën e klubit francez

“Megjithatë, ekziston një lidhje: Të dy jemi argjentinas, të dy jemi tifozë të Newell’s (Old Boys), të dy vijmë nga Rosario”.

“Po ashtu, e kam admiruar për një kohë të gjatë kur jam përballur me të si kundërshtar, prandaj është gjë e mirë kur e kemi në stërvitje me ne. Shpresojmë që së bashku do të arrijmë atë që dëshiron klubi”, ka deklaruar Pochettino për faqen zyrtare të UEFA-s. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Kalo në kategori