Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino, ka dal në konferencë për shtyp para ndeshjes së radhës ndaj Reims, ku është pyetur për dy yjet e ekipit, Kylian Mbappe dhe Lionel Messi.

Francezi është i lidhur me një kalim te Real Madridi, ku nënshkrimi i spanjollëve me sulmuesin francez është shumë dhe këtë të shtunë mund të mbyllet.


Pochettino ka thënë se Mbappe po punon shumë mirë, ndërsa ka theksuar edhe një herë pozicionin e klubit.

pochettino mbappe

"Kylian po punon shumë mirë. Klubi e ka bërë të qartë se cili është pozicioni ynë në këtë situatë. Ai (Mbappe) nuk më ka thënë se dëshiron të largohet nga PSG", deklaroi argjentinasi.

Tutje ai u pyet edhe për debutimin e Leo Messit, i cili mund të vjen në këtë fundjavë.

pochettino messi neymar

"Ne duhet të analizojmë dhe të shohim. Gjithashtu nëse do të fillojë apo jo ndeshjen. Ai po përshtatet shumë mirë me shokët e tij të skuadrës. Ai do të jetë vendimtar", deklaroi Pochettino. /Telegrafi/