Pochettino i lumtur me lojën ndaj Bayernit dhe kalimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino ka thënë se ndihet i lumtur me paraqitjen e ekipit të tij në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munichut.
PSG u mposht në shtëpi nga Bayerni me rezultat 1-0 në ndeshjen kthyese çerekfinale, por u kualifikuan tutje shkaku i fitores 3-2 në ndeshjen e parë në Gjermani.
“Ne ishim shumë të përqendruar. Ishte një ndeshje me të vërtetë e vështirë. Jam me të vërtetë i lumtur sepse lojtarët meritojnë merita të mëdha. Të fitosh dhe të kualifikohesh në gjysmëfinale është një moment i mahnitshëm për ne”, ka thënë fillimisht Pochettino për BT Sport pas ndeshjes.
“Kur je në vijën anësore, vërtet afër fushës, nuk është e lehtë ta shijosh, por përpiqem. Çdo herë, jam i qetë jashtë – por brenda ke stresin dhe kjo është adrenalina që ne duam ta ndiejmë, por sonte ishte një lojë fantastike”.
“Jam i lumtur për lojtarët, stafin dhe klubin – për presidentin dhe drejtorin sportiv Leonardo gjithashtu. Është mirë të ndajmë këtë moment lumturie së bashku”.
“Më ka marrë malli për këtë adrenalinë kur isha në shtëpi. Kjo është gara më e madhe për klube, kështu që padyshim që isha nervoz. Nga brenda, unë po zieja”.
“Ishte normale që Kimmich dhe Muller, lojtarë të shkëlqyeshëm, kishin besim te vetja. Ata kanë fituar gjithçka. Por futbolli është një sport kaq i bukur – duhet të luftosh dhe të mos dorëzohesh kurrë. Në krye të kësaj, kemi edhe cilësi”.
“Ne kemi punuar shumë për të korrigjuar pozicionimin tonë gjatë lojës dhe për t’i bërë gjërat më mirë, veçanërisht në krahë. Ne u lejuam atyre shumë më pak hapje. Është turp që nuk shënuam, por i lumtur me kualifikimin”, përfundoi trajneri i PSG-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Jonathan David konfirmon se do të largohet si lojtarë i lirë dhe flet për të ardhmen e tij

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Doncic zhvillon ndeshjen më të mirë, Lakers triumfojnë në udhëtim te Nuggets

Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë