Pochettino: Kur të thërret Reali, duhet ta dëgjoni

Trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino e ka pranuar se kur të thërret Real Madridi, duhet ta dëgjoni, por këmbënguli se ishte i lumtur tek ekipi londinez.
Argjentinasi ka dalë si kandidati numër një për të zëvendësuar Zinedine Zidane në Bernabeu, por kohët e fundit ka nënshkruar një marrëveshje të re pesëvjeçare me Spurs.
Interesimi i Real Madridit e josh Pochettinon, por argjentinasi shtoi se është i lumtur te Tottenhami.
“Kur t’ju thërrasë Real Madridi, ju duhet të dëgjoni”, iu ka thënë fillimisht Pochettino, përcjell The Guardian dhe El Confidencial.
“Edhe pse në këtë rast nuk varet nga unë. Unë sapo kam nënshkruar një kontratë të gjatë me Tottenhamin dhe jam shumë i lumtur këtu”.

“Jam i lumtur në Tottenham sepse më lejojnë të punoj dhe jemi duke u rritur së bashku. Tani unë dua të përqendrohem në planifikimin e sezonit të ardhshëm dhe të mbahem nga të gjitha gjërat që po thuhen”.
“Do të ketë shumë thashetheme, do të thuhen shumë gjëra, por nuk kam lajme nga Real Madridi”.
“Unë jam duke punuar shumë mirë në Tottenham dhe është detyrimi im për t’u përqendruar në këtë”.
“Nuk dua, as nuk mund të komentoj për Zidane, por ajo që ka bërë ai është padyshim shumë e madhe: askush nuk ka fituar tri Ligat e Kampionëve radhazi kohëve të fundit”, përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Lewandowskit i rinovohet automatikisht kontrata me Barcelonën

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

‘Të fala ke nga mami’ - Dragusha tregon se në cilin klub çdo shtëpi fliste për futboll

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë