Një bashkëpunim interesant po vjen në tregun muzikor shqiptar.

Kësaj radhe kanë pranuar të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, Sabri Fejzullahu dhe Morena Taraku.


Kështu së paku ka bërë të ditur bukuroshja përmes një llogarisë personale në Instagram.

"Diçka e bukur po vjen", ka shkruar ajo duke mos dhënë ndonjë detaj tjetër rreth kësaj teme.

Theksojmë se këngëtari që muaj më parë festoi përvjetorin e pesëdhjetë të qenit në skenë, ka publikuar muajin e kaluar këngën më të re "Të përshëndes".

Ndërkohë, modelja kohët e fundit është duke shijuar jetën në shtetin turk, ku edhe po bën karrierë artistike.

Ndryshe, dyshja do të sjell edhe këngë të reja ndaras për publikun e vetë gjatë këtij viti. /Telegrafi/

morena