Po zhvillohej minuta e nëntë, kur Cesc Fabregas pranoi një top nga Pedro për ta zhbllokuar rezultatin.

Përkundër se katalunasit e dominuan fraksionin e parë, ata nuk shënuan gola të tjerë.


Mesfushori Fabregas e dyfishoi rezultatin në gjysmën e dytë, nga penaltia (64’).

leoiniesta

Pas këtij goli erdhi momenti që të gjithë e prisnin – Lionel Messi u kthye në aksion pas mungesës së gjatë për shkak të lëndimit. Andres Iniesta ia lëshoi vendin.

Prania në fushë e katër herë futbollistit më të mirë në botë erdhi në pah në minutën e 90-të, kur ai u regjistrua në listën e golashënuesve.

Në minutat shtesë, superMessi e shënoi edhe golin e dytë personal (90’+3) dhe të katërtin për vendasit. Alex Song ishte asistues.

Edhe pse duhet të zhvillohet edhe ndeshja e kthimit në shtëpi të Getafes, Barcelona me këta gola veçmë e ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Copa del Rey. /Telegrafi/

telegrafi sport app