Po i vije fundi karrierës së Terryt me Chelsean

Menaxheri i Chelseat, Guus Hiddink ka pranuar se John Terryt i kanë mbetur edhe pak ndeshje në fanellën blu.
Kapiteni 35-vjeçar është duke u përballur me një lëndim të këmbës dhe nuk ka luajtur që prej barazimit 2 me 2 me West Hamin në muajin mars, ndërsa pritet të rikthehet në ndeshjen kundër Tottenhamit më dy maj.
Kontrata e ish-kapitenit të Anglisë skadon gjatë kësaj vere dhe deri më tani nuk i është ofruar vazhdimi i saj. Ndeshja me Spurs mund të jetë njëra prej dy lojërave të fundit në Stamford Bridge për të.
“Ky sezon mund të jetë i fundit”, ka thënë Hiddink kur është pyetur nëse Terry po i afrohet fundit të karrierës me Chelsean.
“Nuk jam i sigurt për të ardhmen. Ai dëshiron të luajë, sa më shpejtë që të jetë e mundur”, deklaroi Hiddink. /Telegrafi/






















































