Po shikonte televizorin kur në kuzhinë i erdhi një mysafir i paftuar - gruaja nga Florida u habit kur pa aligatorin mbi dy metra në kuzhinë

Një grua në Florida mbeti e shokuar kur pa një mysafir të paftuar në shtëpinë e saj - një aligator mbi dy metra që ishte futur në kuzhinë.
Mary Hollenback shkrepi disa fotografi të aligatorit në shtëpinë e saj në Venice, që me shpejtësi të madhe u shpërndanë në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.
“Ky gjiganti në Venice është futur brenda duke hapur derën e shtëpisë, dhe u fut në kuzhinë”, tha Hollenback.
Ajo tha se po shikonte televizorin kur pa reflektimin në derën e xhamit dhe vërejti se diçka po lëvizte.
“Mendova se ishte dikush që nuk jetonte këtu që tentonte të futej - duke menduar se kishte ngatërruar shtëpinë”, shtoi Hollenback. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































