Një video amatore e filmuar brenda një marketi në Sanmenxia të Kinës, shfaq një moment të pazakontë por njëherit edhe gazmor.

Në video shihet një vajzë e vogël e ulur në karrocën e mallrave – duke shikuar nga afër peshqit brenda një akuariumi, transmeton Telegrafi.


E derisa vogëlushja nga provinca Henan dukej se po kënaqej duke i shikuar peshqit, në një moment një prej tyre del nga akuariumi dhe e godet vogëlushen në fytyrë.

Ky moment e frikësoi paksa vajzën e vogël që shikonte me habi kur peshku më pas përfundoi në dyshemenë e marketit.

Pamjet janë shpërndarë në rrjetet sociale dhe janë bërë virale, duke nxitur një lumë komentesh nga përdoruesit. /Telegrafi/