LAJMI I FUNDIT:

Po pinte cigare në një ulëse, gruaja goditet nga një veturë në Britani

Po pinte cigare në një ulëse, gruaja goditet nga një veturë në Britani

Ky është momenti shokues kur një grua në Britani e cila po pinte cigare, papritmas goditet nga një veturë që e mbështet dhunshëm për ulëse – kjo pasi që shoferi prapa timonit kishte humbur kontrollin mbi mjetin motorik.

Kamerat e sigurisë shfaqin gruan e tmerruar kur vetura lëvizë me shpejtësi të madhe në drejtim të saj – duke e goditur dhe përplasur për ulëse, e ajo çfarë është më rrëqethëse është fakti që rrotat e veturës vazhdonin të lëviznin me shpejtësi, transmeton Telegrafi.

Megjithatë shoferi tërheq pas veturën dhe menjëherë del jashtë për t’i dalë në ndihmë gruas që e pësoi, kur më së paku e priti se do t’i ndodhë kjo.


Gruaja rreth të 50-ve ishte dërguar me urgjencë në spital, kurse sipas dëshmitarëve që kanë folur për MailOnline, shoferi i veturës ishte një grua e moshuar e cila po tentonte të kthente veturën dhe në një moment humbi kontrollin. /Telegrafi/