Është bërë pranimi i fëmijëve në institucionet parashkollore të komunës së Prishtinës, mirëpo lidhur me përzgjedhjen e fëmijëve disa prindër janë shprehur të pakënaqur.
Në institucionin parashkollor “Lule Vera” në Dardani, janë pranuar 22 fëmijë të moshës 1-2 vjeç dhe 11 fëmijë të moshës 3-4 vjeç.
Disa prindër janë duke ankuar lidhur me përzgjedhjen e fëmijëve, duke thënë se është bërë padrejtësi pasi janë pranuar fëmijë që nuk jetojnë në lagjen “Dardania”.
Në lidhje me këtë çështje, Telegrafi ka intervistuar drejtoreshën e këtij institucioni parashkollor “Lule Vera”, Fahrie Syla Gashi.
Sipas saj, pranimi i fëmijëve është bërë në bazë të disa kritereve që janë të paracaktuara.
“Në këtë periudhë është hap konkursi më datë 14.06.2012 dhe ka qenë i hapur për dy javë. Ne e parashohim dhe e planifikojmë sa fëmijë guxojmë të pranojmë në çerdhe. Në grupin nga 1-2 vjeç janë paraparë të pranohen 22 fëmijë, dhe për këtë moshë kanë aplikuar 50 veta, të gjitha janë banorë të lagjes, të cilët posedojnë dokumentacion të lagjes. Ne nuk kemi kompetenca që të dalim dhe të verifikojmë nëse vërtetë janë banorë të lagjes apo jo. Kemi dëshmi që të gjithë e kanë dokumentacionin nga bashkësia lokale dhe njëkohësisht dhe certifikata e lindjes tregon që është banues i kësaj lagje. Në mesin e këtyre kandidatëve kemi pranuar 22 fëmijë. Në përbërje të komisionit kanë qenë: drejtoresha, përgjegjësja e objektit si dhe përfaqësuesja zyrtare nga DKA. Gjithashtu kam kërkuar përfaqësues të prindërve por nuk janë përgjigjur, DKA për këtë është e njoftuar”, tha ajo.
Drejtoresha e këtij institucioni tha se javën e kaluar ka dal lista e fëmijëve të pranuar dhe një listë tjetër për shqyrtimin e ankesave.
“Nga fëmijët e veteranëve të luftës kemi pranuar dy fëmijë”.
Gjithashtu Syla-Gashi tha se “secili dokument është shqyrtuar një e nga një dhe secilit iu kanë vërtetuar pikët, është dëshmia, janë dokumentet. Në kopshtin tonë janë paraparë që të kemi vende të lira për fëmijët 1 dhe 2 vjeç si dhe 4-5. Kërkesat më të mëdha janë për kopsht nga 4-5 vjeç, ku kanë aplikuar 40 fëmijë dhe vetëm 11 fëmijë janë pranuar”, shtoi tutje ajo.
E sa i përket kapacitetit të fëmijëve që mund të mbajë çerdhja, ajo tha se janë kaluar normat për qëndrim ditor të fëmijëve.
“Çerdhja është 1370 metra katrorë. Në qëndrimin ditor të fëmijëve e kemi kaluar normën, sepse ka kërkesa shumë të mëdha, dhe vetëm kjo çerdhe ekziston në këtë lagje. Gjithsej kemi 190 fëmijë”, tha drejtoresha e institucionit parashkollor “Lule Vera” për Telegrafin.
Ndërsa, Ardiana Ismaili, zyrtare e lartë e arsimit në Komunën e Prishtinës tha se ecuria e procesit të pranimit të fëmijëve në Institucionet parashkollore ka shkuar në mënyrë të rregullt dhe çdo gjë ka qenë transparente.
Sipas saj, në komisionin për përzgjedhjen e fëmijëve në institucionet parashkollore ka qenë komisioni i formuar nga institucioni përkatës, një përfaqësues nga DKA si dhe këshilli i prindërve që e kanë përcjellë dhe vëzhguar gjithë procesin e pranimit të fëmijëve.
“Shkalla e parë e ankesave janë institucionet parashkollore ku brenda kopshtit formohet komisioni dhe i shqyrton gjitha ankesat, nëse pala ndahet e pakënaqur nga përgjigja e Institucionit vazhdon shkallën e dytë në DKA. Në komunën e Prishtinës janë tetë kopshte publike”, tha ajo për Telegrafin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zyra e Kryeministrit me letër drejtuar Gjykatës Themelore: Kurti është i gatshëm për intervistim, Prokuroria nuk ka motiv ligjor por politik

Rama tha se Agaçi është në spital, Berisha: Nga Roma vijnë foto në kafene, nuk tregojnë spitale

Marketet kanë 45 ditë afat, nga mesi i prillit duhet të publikojnë në ueb-faqe çmimet e produkteve

Kush ka të drejtë të përfitojë shërbime ligjore falas? Faton Jashari nga Agjencia për Ndihmë Juridike shpjegon kushtet dhe kriteret

Nis numërimi i fletëvotimeve të ardhura nga diaspora përmes postës

RrGK: Dhunohet për të katërtën herë vajza e mitur në Prishtinë

“Vranë 27-vjeçaren shtatzënë e në prehër kishte vajzën trevjeçare”, Kurti përkujton masakrën nga forcat serbe në Likoshan e Qirez

Vaktia e Ramazanit 2025

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet