Fatos Çoçoli
Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave (INSTAT), 362 mijë është numri i atyre prej nesh që në tetë vitet e fundit (2011-2018) kemi lënë vendin tonë, në kërkim të një të ardhmeje më të mirë në emigracion. Një në çdo shtatë shqiptarë që banojnë këtu. Ose, më shumë se qarku i dytë më i madh i vendit, Fieri, që ka 304 mijë banorë.
Qeveritë e këtyre tetë viteve (në fakt, jo vetëm ato, por po flasim për vitet e fundit) kanë dështuar tërësisht të na japin arsye për të qëndruar në atdhe. 362 mijë është një shifër e frikshme për ritmin me të cilin po boshatisemi si shtet.
Sipas studimit të një organizate serioze joqeveritare me natyrë ekonomike, më shumë se 90 për qind e atyre që emigrojnë janë në moshë pune (madje shumica dërrmuese në grupmoshën 25-45 vjeç) dhe mbi 55 për qind me arsim të lartë ose që zotërojnë punë të kualifikuar (zanate).
Sot qarku i Kukësit ka një të tretën më pak banorë nga sa kishte pesë vite më parë. Shtatë komuna të tij, ndër 10 komunat më të varfra të Shqipërisë, kanë afro gjysmën e banorëve që kishin 10 vite më parë. E njëjta gjendje dhe shifra të ngjashme, edhe pse pak më të ulëta, kanë edhe komunat e tjera të vendit, si dhe qytetet periferike. Vetëm në dy vitet e fundit, 2017-2018, kanë ikur 72 mijë prej nesh.
Kush pretendon se dukuria e largimit nga vendi për arsye ekonomike është e natyrshme dhe nuk ka pse të na shqetësojë, pse kështu po ikin edhe polakët apo rumunët nga vendi i tyre, ia fut katundit.
Në asnjë nga këto dy vende me emigracion të fortë të sotëm në Bashkimin Evropian, popullsia e tyre nuk shprehet në masën 60 për qind se do të lërë shtetin amë! Sipas organizatës mbledhëse opinionesh “Barometri i Ballkanit”, kjo shifër 60 për qind ka ardhur duke u rritur vërtik që nga viti 2016, kur kërkonin ose planifikonin të largoheshin 48 për qind e shqiptarëve. Vetëm një vit më vonë, u bë 50 për qind dhe sot është edhe 10 për qind më tepër. Kjo tregon se tek ne është vrarë shpresa.
Nëse një pjesë e mirë e polakëve apo edhe rumunëve largohen me kontrata pune dhe studime, nga Shqipëria 80 për qind e të larguarve ikin nga sytë këmbët, thjesht sepse janë të varfër dhe të papunë.
Emigracioni, krahas tharjes së fuqive krijuese dhe sipërmarrëse këtu, po dëmton rëndë edhe shërbimin shëndetësor në vend. Sipas të dhënave nga Urdhri i Mjekut, në katër vitet e fundit 2015-2018, e kanë lënë vendin më shumë se 600 mjekë, kryesisht kardiologë, ortopedë, pediatër etj. Përgatitja e një mjeku kërkon së paku 20 vjet vetëm arsimim, ndaj zëvendësimi i tyre është i shumë i vështirë, madje gati i pamundur. Ndërkohë spitalet e Sarandës, Gramshit, Përmetit, Dibrës etj. ndodhen me 2-3 mjekë ose pothuajse pa stafe mjekësore.
Tek ne tre janë arsyet kryesore pse ikim: varfëria ekstreme dhe e përhapur, mungesa e perspektivës së qartë për vende të reja pune dhe korrupsioni i pranishëm në çdo pore të administratës sonë shtetërore. Po boshatisemi mes një ritmi lindjesh më të ulëtin e 30 viteve të fundit (vetëm shtatëmijë të porsalindur në vitin 2018), ngaqë me mijëra familje vendosin të mos bëjnë fëmijë, për shkak të vështirësive ekonomike.
Familjet shqiptare në emigracion lindin shumë fëmijë. Janë me tre dhe katër fëmijë, pse ua lejojnë kushtet dhe perspektiva. Numri i lindjeve jashtë vendit nga familjet tona është rreth tri herë më i madh se sa këtu. Qeveria bëri shumë mirë që vendosi shpërblimin për lindjet, me 400 mijë lekë të vjetra fëmija i parë dhe 800 mijë nëse është i dyti apo një milion e dyqind mijë nëse është fëmija i tretë. Por, duhet ta dyfishojë këtë shpërblim. Le të jetë masa e parë e një pakti për sjelljen e shpresës tek ne, tek ky vendi ynë që po plaket e boshatiset me shpejtësinë e dritës!
Për ne, e vetmja spirancë, zinxhir që do të na mbajë këtu është kthimi i shpresës, të shikuarit e qeverisë sonë që bën kthesë 180 gradëshe, që nuk punon dhe përpiqet më për oligarkët, por për të na krijuar vende të reja pune. Do të ishte një ag shprese nëse kontratat e firmosura gjatë vitit 2018 të tre nga pesë akset e rrugëve të reja me vlerë 712 milionë euro (Milot-Balldren, Orikum-Himarë dhe Thumanë-Vorë, me vlerë afro gjysmë miliardi euro) të pezulloheshin përkohësisht (tre-katër vjet), duke i lënë Buxhetit të Shtetit mundësi të derdhë më shumë para për bujqësinë, turizmin dhe agroturizimin, prej ku mund të punësohen në po kaq vite 30 deri në 40 mijë prej nesh. Mos po shpresojmë shumë?
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

"Ne kemi një plan B, C, D", thotë presidentja e Meksikës - nëse Trump aplikon tarifat për vendin e saj

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës