LAJMI I FUNDIT:

Planifikohet krijimi i njësive për luftë kundër tregtisë me njerëz në Maqedoni

Planifikohet krijimi i njësive për luftë kundër tregtisë me njerëz në Maqedoni

Në rolin e Koordinatores kombëtare për luftë kundër tregtisë me njerëz dhe emigracion joligjor, sekretari shtetëror në MPB, Magdalena Nestorovska sot realizoi takim pune me përfaqësues të ministrisë për punë dhe politikë sociale, anëtarë të Sekreatriatit të Komisionit kombëtar dhe me përfaqësues nga disa organizata ndërkombëtare dhe joqeveritare në lidhje me nevojën për përforcim të kapaciteteve institucionale në luftën kundër tregtisë me njerëz, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç informojnë nga MPB, Nestorovska ka theksuar nevojën për riaktivizim të ekipeve të lëvizshme për luftë kundër tregtisë me njerëz në nivel vendor, në të cilat ekipe do të përfshihen edhe policia, organizatat joqeveritare dhe MPPS, gjegjësisht Qendrat për punë sociale.

Në takim janë shkëmbyer mendime në lidhje me mënyrën e punës së ekipeve të lëvizshme, përvojat në vendet tjera, nevoja për vendosje formale-ligjore, përbërjen e ekipeve, pajisjen materiale-teknike, të gjitha këto që ekipet të bëhen mjet efikas i parandalimit dhe luftës kundër tregtisë me njerëz./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Politikë
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri
Kalo në kategori