Deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu, në një intervistë për Telegrafin, ka treguar qëndrimin e VV-së, karshi tri temave me rëndësi për Kosovën siç janë dialogu me Serbinë, luftimi i korrupsionit si dhe taksa 100 për qind ndaj shtetit serb.
Aliu ka thënë se, korrupsionin mund ta luftojnë ata që janë të pa korruptuar dhe që janë të guximshëm.
“Unë mendoj që VV është e gatshme të futet në këtë betejë, dhe një ndër armët në ketë betejë me korrupsionin është transparenca e plotë. VV do ta bëjë këtë me transparencë, e cila do të jetë garancia e parë, por jo e mjaftueshme. Të gjithë opinioni, shoqëria civile, mediat, do të kenë qasje në çdo dokument të shohin çdo para se ku po shpenzohet, ky do të jetë hapi i parë, duhet vullnet për luftimin e korrupsionit përbrenda”, ka thënë Aliu.

Ndërsa sa i përket taksës 100 për qind ndaj Serbisë, deputeti tha se Vetëvendosje gjithmonë ka qenë pro reciprocitetit me shtetin serb.
“Ne e kemi mbështetur taksën, do ta thellojmë reciprocitetin me shtetin serb. Reciprociteti me Serbinë do forcojë Kosovën”, ka theksuar ai.
Kurse sa i përket dialogut me Serbinë, Aliu tha se duhet të ndodhë ndryshimi sa i përket negociatave.
“Deri tani kemi pasur dialog në Bruksel, Thaçi ka pasur takime me Vuçiqin dhe është krijuar përshtypja para faktorit ndërkombëtar se gjithçka është në rregull, ndërkohë që në terren situata është krejtësisht tjetër, kemi thellim të ndasisë, përmes pakos së Ahtisarit. Kemi afërsi të shtresave të larta, kurse situata në terren është e rëndë për serbët dhe shqiptarët. Prandaj duhet t’i jepet përparësi dialogut në nivel lokal.
Duhet ta forcojmë dialogun në nivel qytetarë, duhet t’i afrojmë qytetarët. Në nivelin e lartë duhet ta kemi të qartë se kemi bërë kompromise, ndërsa tash duhet ta ndryshojmë këtë situatë. Duan negociata me Serbinë, duhet të ketë njohje. Sepse ne po bëjmë kompromise dhe në fund nuk po na njohin. Duhet të ketë njohje, pastaj hyrje në negociata me Serbinë”, ka deklaruar Aliu për Telegrafin.
Deputeti Aliu, gjithashtu është deklaruar edhe për koalicionet parazgjedhore. Ai ka konsideruar se duhet të ndodhë një koalicion VV-LDK në mënyrë që ndalohet krijimi i një koalicioni PAN 2./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Berisha nga "Vatra": Qeveria e re e Kosovës të jetë shumë më e kujdesshme në marrëdhëniet me SHBA-në

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit