Shumëkush është irrituar nga lajmi se Franca është kundër hapjes së negociatave për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Reagimet negative vinin nga analistët e huaj, e sidomos nga ata të Shqipërisë. Nga këta të fundit ndër të tjera u tha se vetoja e presidentit francez, Emmanuel Macron, u bë për të mbrojtur interesat personale kundrejt kundërshtarëve të tij politikë. Pra, arsye tjetër nuk kishte, sepse Shqipëria ka bërë shumë hapa para, porse ra kurban. Nuk mungonin as paralelet me Bullgarinë apo me Rumaninë, të cilave për integrim në BE gjoja u ishin vënë kushte më të lehta dhe se kur u integruan më 2005, ishin në gjendje shumë më të keqe se që është sot Shqipëria. Pra, ishin “kot”. Kështu u krijua një aversion histerik ndaj Francës, e pastaj edhe ndaj Holandës dhe Danimarkës, që për integrim kishin, po ashtu, qëndrim negativ ndaj Shqipërisë.
Ndërkohë, sot nga Ministria e Integrimeve e Kosovës u tha se heqjen e vizave po e vonon Franca e Holanda. Për këtë lajm prapë do të ketë interpretime e krahasime sesi shtetet “kot” si Ukraina, Gjeorgjia e Moldavia fituan liberalizimin e jo Kosova, që ka plotësuar shumë e më shumë kushte.
Por, profesori i Ndërmarrësisë në RIT Kosovo, Fadil Sahiti, me të drejtë ka qëndrim tjetër. Për rastin e Shqipërisë ka thënë se ato shtete refuzuese janë tamam mike, meqë kanë synuar t’ua bëjnë me dije qytetarëve shqiptarë se çfarë shteti është Shqipëria, gjë që u pa edhe nga Raporti evropian për tregun e drogës që tregon se Shqipëria shquhet veç si prodhuese kryesore e kanabisit. E njëjta duhet të vlejë edhe për Kosovën. Se çfarë shteti është Kosova, po shihet me raportet e mediave se sa pa turp e pa pikë gjynahu është keqpërdorur – nga Qeveria në largim – buxheti që vilet nga taksapaguesit e varfër.
Pra, nga këto refuzime qytetarët në Kosovë e në Shqipëri duhet të vetëdijesohen e të kuptojnë tamam se çka është shteti kot e të mësojnë nga shtetet “kot” si Ukraina ku politikanët e këqij, qytetarët i hedhin në kosh të plehrave; të shohin sesi duken kryeqytetet e këtyre shteteve “kot” e ta ballafaqojnë pamjen e tyre me kaosin mendor që pasqyrohet te kaosi urban në Prishtinë e në Tiranë; dhe, të vetëdijesohen e ta ndryshojnë këtë realitet për të mos lejuar më kurrë që të vijnë në pushtet matrapazët, të cilët me dekada e rropën popullin. Pra, duhet të ballafaqohen me të vërtetën, ndryshe do të mbesin model për Eksperimentin e Milgramit – konformistë si nazisti famëkeq Adolf Eichmann, që në gjykimin e tij në Izrael u mbrojt me fjalët se u është bindur urdhrave pa u menduar dhe se ka bërë veç atë që i është thënë të bëjë.
“Duhet të kemi kurajo të themi të vërtetën, të bardhës t’i themi e bardhë dhe të zezës – e zezë”, ka kërkuar qëmoti intelektuali Mit’hat Frashëri. Por, shqiptarët nuk po dëshmojnë se janë të gatshëm të ballafaqohen me të vërtetën e tashme, e madje as me atë që ndodhi në të kaluarën. Kjo shihet me diskursin në Kosovë, ku p.sh. fjalët patriot e UDB-ash janë devalvuar duke u përmendur vend e pavend. Sot madje je “in” nëse cilësohesh UDB-ash (bashkëpunëtor i shërbimit famëkeq jugosllav që në raport me shqiptarët vepronte vetëm sipas interesave të Serbisë). Ndaj, devijohet çdo debat, humb kuptimi i së mirës, nuk këmbëngulet as për veting e as për lustrim, dhe… kërcënohet autori i dokumentarit “Rrëfime për Kosovën”, Fatmir Lama, që veçse shpaloste fakte dhe dokumente për të ligat që kanë bërë bashkëpunëtorët e Serbisë.
Këtë e dëshmon më mirë rasti i shkrimtarit dhe përkthyesit Agron Tufa, një intelektual i rrallë në Shqipëri, i cili ishte drejtor ekzekutiv i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri, e që ditëve të fundit u detyrua të kërkonte azil politik në Zvicër. Ndër të tjera, Tufa kishte publikuar një dokument sipas të cilit Spartak Braho, deputet i Partisë Socialiste, si gjyqtar i Kolegjit Ushtarak të Partisë së Punës së Shqipërisë kishte dhënë edhe dënime me vdekje. Ai e tha të vërtetën, por njerëzit e sojit të Brahos, që kishin persekutuar dikur prindërit e tij, i rrezikojnë sot trashëgimtarët e tij. Braho, madje, kërcënon sërish, duke thënë: “Unë i pari, por edhe të tjerë mendoj se do të bëjmë të pamundurën që edhe atje ku ka kërkuar azil politik të mos gjejë vrimë ku të futet…”! E, populli hesht, e vërteta mbetet tabu, ndërsa e keqja e gënjeshtra shndërrohet në cikël të pandalshëm.
Për fund, vlen ta përcjell një rrëfim që e kam dëgjuar nga farmacisti dhe intelektuali tashmë i ndjerë, Adnan Mustafa. Në momentet e para të çlirimit të Kosovës, në Përpellac të Podujevës pranë kufirit me Serbinë, rrinte i mërzitur një plak. Ajo pamje e habit një oficer anglez të KFOR-it, i cili i kërkon përkthyesit t’i tregojë atij se forcat serbe janë larguar, ndaj nuk ka arsye të ketë frikë e as të jetë i mërzitur. “E di”, i përgjigjet plaku. “Serbët ikën, por jam i mërzitur kur e di që mendësia e tyre ka mbetur këtu”.
Prandaj, populli shqiptar, në Kosovë e në Shqipëri, nuk po e pëson nga Franca, Holanda, Danimarka apo Finlanda. Por, nga të tijtë: nga njeti i keq e nga mendja që nuk mendon si shqiptar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Evropianët kanë të drejtë të zemërohen me Trumpin, por duhet të zemërohen edhe me vetveten](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Andrew-Rawnsley-380x233.jpg)
Evropianët kanë të drejtë të zemërohen me Trumpin, por duhet të zemërohen edhe me vetveten
![Telefonata e Trumpit për Putinin kërcënon sigurinë e Perëndimit me katastrofë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Trump9-380x233.jpg)
Telefonata e Trumpit për Putinin kërcënon sigurinë e Perëndimit me katastrofë
![Dorëzimi i pakuptimtë i Trumpit ndaj Putinit është tradhti ndaj Ukrainës – dhe një marrëveshje e tmerrshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Timothy-Garton-Ash-e1718263351942-380x233.jpg)
Dorëzimi i pakuptimtë i Trumpit ndaj Putinit është tradhti ndaj Ukrainës – dhe një marrëveshje e tmerrshme
![“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Marlind-Laci-Ekspert-i-marredhenieve-nderkombetare-780x439.jpg)
“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen
![Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/numerimi-780x439.jpg)
Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje
![Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2024-11-13T161832Z_511547018_RC2G4BAXVCLF_RTRMADP_3_USA-TRUMP-BIDEN-1200x800-1-780x439.jpg)
Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës
![Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/naci-gorur-780x439.jpg)
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit
![Miku tjetër flet për aludimet që Gjesti ka ushtruar dhunë në Diellzën: Secili çift ka mosmarrëveshje, ulje dhe ngritje në raport - unë nuk e di](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-91-780x439.jpg)
Miku tjetër flet për aludimet që Gjesti ka ushtruar dhunë në Diellzën: Secili çift ka mosmarrëveshje, ulje dhe ngritje në raport - unë nuk e di
![Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kelly-780x439.png)
Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë