LAJMI I FUNDIT:

Plaka fitoi dhjetë euro në loto, e shkeli makina

Plaka fitoi dhjetë euro në loto, e shkeli makina

Fitorja në lotari u dëshmua e kobshme për gruan 60 vjeçare nga Phoenixi. Pasi që mori paratë e fituara në lotari, rrugës për në shtëpi e shkeli një makinë dhe vdiq.

Për të qenë fatkeqësia edhe më e madhe, ajo kishte fituar një shumë vetëm prej dhjetë eurosh.

Menjëherë pasi doli nga dyqani, ku kishte shkuar për ta tërhequr shpërblimin, atë e aksidentoi për vdekje një shofer i cili tejkaloi disa automjete të parkuara përskaj rrugës. Plaka nuk mundi t’i mbijetojë plagëve. /Telegrafi/