Plagosje në Klinë

Policia njofton se në sheshin “Abedin Rexha”, në Klinë pas një zënke me dy persona të dyshuar, një person është sulmuar me armë zjarri nga njëri prej të dyshuarve, me ç’rast është plagosur në këmbë.
Viktima fillimisht ka marrë tretmanin mjekësor në qendrën mjekësore të Klinës e më pas dërgohet për tretman mjekësor në spitalin rajonal - Pejë.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është konfiskuar një gëzhojë e kalibrit 7.65 mm. Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore.
Njëri prej të dyshuarve është arrestuar dhe pas intervistimit me vendimin e prokurorit lirohet, kurse i dyshuari tjetër është në arrati.
Nga
Telegrafi
09/11/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































