LAJMI I FUNDIT:

Plagosje me armë zjarri në Prizren

Plagosje me armë zjarri në Prizren
Foto: Ilustrim

Një person është plagosur nga të shtënat me armë zjarri, në një incident që ka ndodhur sot rreth orës 00:30 në Sheshin “Ataturk” në Prizren.

Policia bën të ditur se një person i dyshuar për shkaqe të pa njohura ka shtënë me armë-revole në drejtim të viktimës, të cilin e ka plagosur në pjesën e epërme të këmbës.

“Në vendin  e ngjarjes policia ka gjetur një gëzhojë, ndërsa viktima dërgohet për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit, ku sipas mjekut kujdestar gjendja e tije shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.


I dyshuari është në arrati por i identifikuar në bazë të kamerave të sigurisë. Rasti është iniciuar dhe mbetet nën hetime. /Telegrafi/