LAJMI I FUNDIT:

Plagoset zyrtari i Njësisë Administrative Kallmet në Lezhë

Plagoset zyrtari i Njësisë Administrative Kallmet në Lezhë

Kryetari i Njësisë Administrative në Kallmet të Lezhës, Besnik Simoni u plagos me armë zjarri pas mesdite, pak minuta pasi kishte dalë nga zyra.

Ai ka marrë tre plumba dhe është transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore në spital në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të stabilizuar.

Zyrtarisht Policia tha se ngjarja u regjistrua pas një sherri që dyshohet të ketë nisur rreth orës 13:30, në fshatin Kallmet në zyrën e Njësisë Administrative mes Simonit dhe shtetasit Altin Marku.


Ky i fundit dyshohet se pas konfliktit verbal, e ka ndaluar në rrugë zyrtarin dhe më pas e ka qëlluar disa herë.

Grupi hetimit këqyri vendin e ngjarjes dhe ka marrë disa dëshmi për sherrin, teksa pret deklarimet e të riut për të zbardhur motivet reale. Prej disa orësh vijon krehja e zonës me qëllim arrestimin e autorit të dyshuar, raporton Klan TV. /Telegrafi/