Plagoset një person në Prishtinë (Video)

Në mbrëmjen e sotme është plagosur një person me armë zjarri në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar për KosovaPress zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:34, në rrugën “Perandori Justinian” në Prishtinë.
“Njësitë policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer hetimet për një plagosje të një personi nga një i dyshuar i cili është i njohur për policinë”, theksoi Kelani.
Nuk dihet ende për gjendjen shëndetësore të të plagosurit dhe as identiteti i tij.
Nga
Telegrafi
12/05/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































