Një 40-vjeçar nga Kosova është plagosur me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

Policia në Shqipëri njofton se bëhet fjalë për shtetasin Lili Dulaj, i cili ishte i burgosur në burgun e Vaqarrit të Tiranës.


Ai është transportuar në Spitalin Ushtarak, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit