Plagoset një 24 vjeçar në Prishtinë (Foto/Video)

L.R(1994) është plagosur sot nga të shtënat me armë zjarri në lagjen Tophane në Prishtinë.
Flora Ahmeti nga Policia e Prishtinës njofton se rreth orës 15:30 kanë pranuar informacionin për gjuajtje me armë në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë.
“Njësitet policore menjëherë kane dalë në vendngjarje ku kanë konstatuar se bëhet fjalë për plagosje me armë zjarri” , ka thënë zëdhënësja Flora Ahmeti për KosovaPress.
I plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK ndërkohë që njësitet policore po merren me rastin.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































