LAJMI I FUNDIT:

Plagosen dy persona në Prizren, sekuestrohen tre armë zjarri

Plagosen dy persona në Prizren, sekuestrohen tre armë zjarri

Dy persona janë plagosur sot rreth orës 02:00 në rrugën “Transiti i ri”, në Prizren pas një fjalosjeje në parkingun e një pikëshitjeje të derivateve.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se të dyshuarit menjëherë pas takimit kanë filluar të fjalosen dhe së paku një person ka shkrepur armën e zjarrit në drejtim të dyshuarve të tjerë.

“Më datën 29.01.2025, rreth orës 02:00 në rrugën ‘Transiti i ri’ në Prizren disa persona të dyshuar janë takuar në parkingun e një pikë shitje të derivateve. Të dyshuarit menjëherë pas takimit  kanë filluar të fjalosen  dhe së paku një person ka shkrepur armën e zjarrit në drejtim të dyshuarve të tjerë. Pas shkrepjes së armës  persona të përfshirë janë larguar nga vendi i ngjarjes e dy nga ata kanë kërkuar ndihmën e mjekut në emergjencën e Spitalit Rajonale të Prizrenit”, thuhet në njoftim.


Po ashtu tutje bëhet e ditur se Sektori i Hetimeve të stacionit dhe hetuesit e Sektorit Rajonal të hetimeve kanë dalë në vendngjarje dhe kanë mbledhë provat dhe dëshmitë.

“Dy nga të dyshuarit gjinden në trajtim mjekësor, gjendja e tyre sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jetë, kurse të dyshuarit tjerë janë në kërkim. Policia gjatë  natës ka bërë identifikimin e personave të përfshirë në rast, janë kryer kontrolle në disa vende, tre armë zjarri- pistoleta dhe dy automjete janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Sektori Rajonal i Hetimeve i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren është duke e hetuar rastin, në konsultim me prokurorin kujdestar rasti është cilësuar si ‘Vrasje në tentative’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim i pa autorizuar i armës”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Kronika e Zezë
Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja

Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja

Lajme
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Kronika e Zezë
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Xhaferi: Shqiptarët po përjashtohen nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria

Xhaferi: Shqiptarët po përjashtohen nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria

Politikë
20-vjeçari që u lëndua nga shpërthimi po trajtohet në QKUK, i njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik

20-vjeçari që u lëndua nga shpërthimi po trajtohet në QKUK, i njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik

Lajme
Kalo në kategori