LAJMI I FUNDIT:

Plagosen dy persona në Pejë, njëri ishte kalimtar rasti

Plagosen dy persona në Pejë, njëri ishte kalimtar rasti

Dy persona janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri, sot rreth orës 12:20 tek Fakulteti i Biznesit, në Pejë.

Ratin e ka konfirmuar në një prononcim për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se njëri nga të plagosurit ishte kalimtar rasti, ndërsa të dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë.


“ Sot rreth orës 12:20 përball fakultetit të Biznesit janë plagosur dy persona me armë zjarri. Njëri prej tyre ka qenë kalimtar i rastit. Të plagosurit janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, në vend ngjarje janë të gjitha njësitet relevante duke u marrë me rastin. /Telegrafi/