Roma e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Manchester Unitedit në “Old Trafford” me rezultat 2-1.

Ndeshja nisi më mirë për anglezët që gjetën golin që në minutën e nëntë.


Edinson Cavani pasoi te Bruno Fernandes që gjeti rrjetën për 1-0.

https://twitter.com/ThrowbackUTD/status/1387848008159666184

Por në minutën e 14-të Roma fitoi penallti. Nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Lorenzo Pellegrini që shënoi për 1-1.

https://twitter.com/TheFootballInd/status/1387849816139501575

Italiani i ri ishte vendimtar edhe në minutën e 34-të kur asistoi te Edin Dzeko që shënoi për 2-1.

https://twitter.com/Livestream_105/status/1387853469898350596

Roma është duke marr një rezultat shumë të mirë në ndeshjen e parë. /Telegrafi/

telegrafi sport app