Pjanic nuk konfirmon të ardhmen te Juventusi

Miralem Pjanic beson se Cristiano Ronaldo është një përforcim i madh për Juventusin, por refuzoi të konfirmojë qëndrimin e tij në Torino.
Fituesi i Topit të Artë ishte prezantuar në media këtë javë, edhe pse ai nuk do të fillojë stërvitjet deri më 30 korrik.
"Ai është një përforcim i madh, një lojtar i madh", u shpreh Pjanic për Sky Sport Italia.
I pyetur nëse ai do të mbetet te Juventusi dhe do të luaj përkrah Ronaldos, Pjanic hyri në veturë dhe u largua.
"Natën e mirë", u shpreh Pjanic duke ikur nga gazetarët.
Boshnjaku është lidhur me një transferim te Barcelona këtë verë. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals







































