Pjanic: Kemi arritur një objektiv të rëndësishëm

256:"TURIN, ITALY - FEBRUARY 28: Miralem Pjanic of Juventus FC celebrates after scoring the opening goal during the TIM Cup match between Juventus and Atalanta BC at Allianz Stadium on February 28, 2018 in Turin, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images) 12:"Getty Images
Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic, është shprehur i lumtur pas fitores ndaj Ataltantas që i dërgoi ata në finale të Kupës së Italisë.
Ylli boshnjak shënoi golin e vetëm në takim dhe thotë se finalja është një tjetër objektiv i arritur.
"Atalanta janë një skuadër e mirë, luajtën në gjysmëfinale dhe shkaktojnë probleme shumë skuadrave".
"E komplimentoj se si po luajmë këtë sezon dhe se kemi arritur një objektiv të rëndësishëm", ka thënë Pjanic për Rai Sport.
Kjo është finalja e katër radhazi për Bianconerët dhe ata do të përballen me fituesin e ndeshjes Lazio - Milan.
Pjanic ka shënuar këtë sezon gjashtë gola dhe ka dhuruar 10 asistime në të gjitha garat.
Në 31 paraqitje ai ka luajtur 2.473 minuta. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































