Pizza Crust po aplikon metoda inovative të bazuara në teknologji dhe digjitalizim, për të zvogëluar mundësinë e përhapjes së pandemisë. Ulja e kontaktit fizik në minimumin e nevojshëm përmes porosive elektronike, që po aplikohet në Pizza Crust, mbron shëndetin dhe parandalon përhapjen e virusit.
Pandemia e shkaktuar nga virusi COVID-19 ka goditur në masë të madhe sektorin e gastronomisë. Edhe pse nuk ka dëshmi që restoranet të jenë shkaktar i përhapjes së pandemisë, qeveritë anë e kënd globit i kanë mbyllur restaurantet, ndër të parat ndërmarrje, me qëllim të luftimit të pandemisë dhe kufizimit të ndikimit të saj.
Dihet që në vendin tonë sektori i gastronomisë është ndër punëdhënësit kryesorë. Jo vetëm se Kosova ka makiaton më të mirë në botë, por para së gjithash, se kosovarët e kanë tashmë stil të jetës e të punës, daljen nëpër kafiteri e restaurante. Në Kosovë është plotësisht e natyrshme që në restaurante, objekte hoteliere e kafiteri të negociohen kontrata milionëshe, të lidhen marrëveshje politike, fejesa e martesa, pra me një fjalë të vendosen fatet e njerëzve.
Në kohë pandemie, një stil i tillë i jetës është dosido i rrezikuar. Shumë restaurante, prandaj, bëjnë çmos t’ju përshtaten rrethanave të reja dhe aplikojnë metoda kreative, për të zvogëluar ndikimin e pandemisë e për të ulur rrezikun.
Një shembull i tillë është Pizza Crust në Prishtinë. Për të minimalizuar kontaktin në mes të mysafirit dhe shërbimit, Pizza Crust po aplikon teknologji të reja, inovative e kreative. Për shembull, në Pizza Crust ju nuk do të gjeni më menynë e zakonshme mbi tavolinë, por vetëm një QR Kod (foto). Përmes skanimit të tij me telefonin tuaj mobil, ju mund të qaseni në mënynë elektronike të Pizza Crust dhe të shihni ofertën e ushqimeve dhe të pijeve. Porosinë tuaj ju mund t’ia përcjellni pastaj kamerierit, i cili e regjistron në sistemin përkatës. Pra, i gjithë procesi i porosisë tanimë është i digjitalizuar.
“Për ne është shumë me rëndësi, që mysafirët në Pizza Crust të ndjehen të sigurtë, si në shtëpitë e tyre. Prandaj, ne kemi ndërmarrë këtë hap të parë të digjitalizimit dhe aktualisht po punojmë, që i gjithë procesi i përzgjedhjes së ushqimit, porosisë dhe pagesës të bëhet i digjitalizuar”, thotë Armend Susuri, pronar i Pizza Crust.
“Përmes këtyre ndryshimeve, ne po kontribuojmë që të minimizohet kontakti me mysafirët tanë dhe krahas masave tjera, si për shembull, ruajtjes së distancës fizike mes tavolinave, mbajtjes së maskave nga punëtorët tanë etj. të ndikojmë që hapësirat tona të jenë të mbrojtura mirë”, përfundon ai.
Siç duket, ana pozitive e pandemisë do të jetë përshpejtimi i digjitalizimit të ekonomisë kosovare dhe ndërmarrjet inovative si Pizza Crust, po bëjnë hapat e parë prej pionierësh në këtë drejtim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Dhuro me zemër për personat me sindromën Down

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës