Paratë do të shfrytëzohen për sigurimin e një fondi për të paguar rogat e mjekëve që merren me mjekimin e fëmijëve që vuajnë nga kanceri.

Çifti i famshëm hollivudian e ka bërë këtë kontribut ndaj spitalit St. John nga qyteti i lindjes i aktorit Springfield në Missouri.

Vëllai i Pit, i cili po ashtu ka kontribuar në këtë spital, ka njoftuar se njësia mjekuese do të emërohet “Jane Pitt Pediatric Cancer Center” për nder të nënës së tyre.