LAJMI I FUNDIT:

Pirlo: Eliminimi na ka goditur rëndë, zërat për Ronaldon janë normal

Pirlo: Eliminimi na ka goditur rëndë, zërat për Ronaldon janë normal

Eliminimi nga Liga e Kampionëve ka prishur atmosferën te Juventusit, që tani do të duhet të lërë gjithçka pas dhe të kthehen në Serie A.

Zonja e Vjetër do të kërkojë t’i afrohet sa më shumë Interit që është kryesues me 10 pikë më shumë.

Trajneri i Juves, Andrea Pirlo, ka folur në konferencën e zakonshme për shtyp, ku pranoi se skuadra e ka vuajtur jo pak eliminimin nga Liga e Kampionëve, por tani duhet të mendojnë për Cagliarin.


“Eliminimi nga Liga e Kampionëve ishte një goditje e rëndë, por skuadra po e merr veten. Jemi stërvitur të gjithë bashkë dhe kemi përpara rrugën drejt Cagliarit, ndaj duhet të mendojmë vetëm për atë ndeshje”.

“Sardët kanë ndërruar trajner dhe menjëherë kanë marrë rezultate mjaft pozitive, ndaj e dimë që na pret një udhëtim i vështirë, ku duhet të marrim tri pikët”, ka thënë trajneri bardhezi.

Cristiano Ronaldo është një nga ata që e kanë vuajtur më shumë eliminimin nga Liga e Kampionëve, ndërsa po flitet shumë edhe për largimin e tij.

“Ronaldo është mirë. Normalisht që është i zhgënjyer, ashtu si e gjithë skuadra, por është stërvitur mirë, për të luajtur nga fillimi ndaj Cagliarit”.

“Është një nga personazhet më të rëndësishëm në këtë sport dhe zërat përreth tij janë normale në çdo kohë”, ka thënë Pirlo. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

La Liga

"Ata nuk përfaqësojnë vlerat e klubit" - Werder Bremen përjashton Ozilin dhe Wiesen nga ndeshja me legjenda për nderë të Diegos

Bundesliga
Çmenduri në “Wanda Metropolitano” - Barcelona kthehet nga humbja brenda 20 minutash , duke marr fitore me aromë titulli

Çmenduri në “Wanda Metropolitano” - Barcelona kthehet nga humbja brenda 20 minutash , duke marr fitore me aromë titulli

La Liga
Tuchel bën një ndryshim të detyrueshëm në listën e lojtarëve të ftuar të Anglisë

Tuchel bën një ndryshim të detyrueshëm në listën e lojtarëve të ftuar të Anglisë

Ndërkombëtare
Dy humbje poshtëruese radhazi të Juventusit, drejtori sportiv i bardhezinjëve befason me deklaratën për Thiago Mottan

Dy humbje poshtëruese radhazi të Juventusit, drejtori sportiv i bardhezinjëve befason me deklaratën për Thiago Mottan

Serie A
Paul Scholes parashikon çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve - shpall fituesin e tij

Paul Scholes parashikon çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve - shpall fituesin e tij

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori