LAJMI I FUNDIT:

Pirlo jep dy arsyetime të ndryshme për mungesën e Ronaldos në ndeshjen ndaj Beneventos

Pirlo jep dy arsyetime të ndryshme për mungesën e Ronaldos në ndeshjen ndaj Beneventos
(Foto: Twitter/JuventusFC/Instagram/cristiano)

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, i dha pushim Cristiano Ronaldos për ndeshjen ndaj Beneventos, mirëpo dha dy arsye të ndryshme pse ai nuk udhëtoi në the Ciro Vigorito me pjesën tjetër të skuadrës.

Zonja e Vjetër u ndal me barazim (1-1) të shtunën, derisa superylli portugez ndodhej në Torino për të pushuar.

“Ishte programuar që të mos vinte në Benevento… Cristiano është duke pushuar, sepse ishte pak i lodhur pas kaq shumë ndeshjesh dhe ne nuk planifikonim ta sjellim atë në Benevento”, deklaroi Pirlo për Juventus TV para ndeshjes.


(Foto: Instagram/cristiano)

Tifozët e Juves kanë reaguar në rrjetet sociale lidhur me vendimin e trajnerit që të mos e merrte lojtarin kryesor së paku për pjesën e dytë, në të cilën ai do të mund ta kishte shënuar golin e fitores.

Juventusi bën hap fals - ndalet nga Benevento
Lexo po ashtu Juventusi bën hap fals - ndalet nga Benevento

Bianconerët e kanë fituar vetëm një nga katër takimet e zhvilluara pa CR7, ndërsa pas barazimit ndaj Beneventos, Pirlo dha një arsyetim më ndryshe lidhur me mungesën e tij.

“Ai kishte një problem të lehtë në mesjavë, megjithatë deshi të luante në Ligën e Kampionëve. Pas angazhimit me kombëtaren, ishte e natyrshme se ai kishte nevojë për pushim. Ronaldo është një vlerë shtesë, por ne duhet ta bëjmë lojën tonë edhe në mungesë të tij”.

“Real Madridi varej nga Ronaldo, ai është një katalizator për gola dhe pikë referente për lëvizje, prandaj është e pritshme që ai të jetë figura qendrore dhe shumica e lëvizjeve të shkojnë përmes tij”, ka deklaruar Pirlo për Sky Sport. /Telegrafi/

(Foto: Twitter/JuventusFC)

Në trend Sport

Më shumë
Shpërthen te Liverpooli: Salah dhe Alexander-Arnold me konfrontim të fortë

Shpërthen te Liverpooli: Salah dhe Alexander-Arnold me konfrontim të fortë

Premier League
Arne Slot jep dritën e gjelbër për largimin e pesë lojtarëve të Liverpoolit në verë

Arne Slot jep dritën e gjelbër për largimin e pesë lojtarëve të Liverpoolit në verë

Premier League
Pesë lojtarë të Real Madridit rrezikojnë pezullimit në çerekfinalen e mundshme të Ligës së Kampionëve

Pesë lojtarë të Real Madridit rrezikojnë pezullimit në çerekfinalen e mundshme të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Fabio Capello sulmon ashpër Guardiolën: I ka bërë njerëzit të humbin interesimin për futboll

Fabio Capello sulmon ashpër Guardiolën: I ka bërë njerëzit të humbin interesimin për futboll

Ndërkombëtare
Spartak Moska dhe Zeniti refuzojnë transferimin e Mirlind Dakut për arsye politike

Spartak Moska dhe Zeniti refuzojnë transferimin e Mirlind Dakut për arsye politike

Ligat tjera
Saliba konfirmon të ardhmen e tij pas interesimit nga Real Madridi

Saliba konfirmon të ardhmen e tij pas interesimit nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Kalo në kategori