LAJMI I FUNDIT:

Pique i premton besnikëri Barcelonës: Nuk do të luaj kurrë më për një tjetër skuadër

Pique i premton besnikëri Barcelonës: Nuk do të luaj kurrë më për një tjetër skuadër

Gerrard Pique do ta përfundojë karrierën te Barcelona dhe nuk do të largohet pa marrë parasysh se çfarë oferte vije në drejtim të tij.

Mbrojtësi spanjoll ishte larguar nga Barça B në vitin 2004 duke u transferuar te Manchester United, derisa e kaloi një vit i huazuar edhe te Real Zaragoza.

Pique u rikthye në Barcelonë në verën e vitit 2008, ndërsa nga ajo kohë më nuk është larguar nga Camp Nou.


34-vjeçari gjatë gjithë kohës ka pasur oferta, por që i ka refuzuar ato për t’i qëndruar besnik Barcelonës.

Pique ka deklaruar së fundmi se do ta përfundojë karrierën te Barça dhe nuk e sheh vetën në një tjetër klub.

“Unë gjithmonë e kam thënë se do të pensionohem te Barça dhe kjo do të ndodhë”, ka deklaruar Pique.

“Arsyeja pse luaj futboll është se përfaqësoj Barcelonën dhe nuk e shoh vetën në asnjë skuadër tjetër. Nuk do të kisha motivim të luaja në një tjetër ekip”, u shpreh mbrojtësi spanjoll.

Pique ka kontratë me Barcelonën deri në verën e vitit 2024, ndërsa ka thënë se do ta respektojë kontratën deri në fund për t’i dhënë pastaj fund karrierës së tij si futbollist. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Kosova i mbyll me humbje parakualifikimet për Kupën e Botës 2027

Kosova i mbyll me humbje parakualifikimet për Kupën e Botës 2027

Sport
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Premier League
“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

Premier League
Kalo në kategori