Pique pas humbjes turpëruese ndaj Bayern Munich: Do të jetë vit i vështirë

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka folur pas humbjes nga Bayern Munich në “Camp Nou” me rezultat 3-0.
Pas ndeshjes, Pique tha se Bayern ishin superior, derisa beson se ky vit do jetë i vështirë.
“Është çfarë është. Tani jemi, kush jemi. Do vazhdojmë të garojmë deri në fund, edhe pse do jetë një vit i vështirë”.
“Ndeshja na mësoi se Bayern ishte superior, por lojtarë shumë të rinj kanë ardhur që do jenë e ardhmja”, ka thënë Pique.
Barcelona përveç se me Bayern Munich, është në grup edhe me Benfican dhe Dinamo Kievin. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































