Milani ka marrë fitoren e dytë në Serie A, teksa ka mposhtur Bolognan me rezultat të pastër 2-0.

Në këtë takim ndër më të mirët në fushë ka qenë talenti i madh belg Charles de Ketelaere, që shkëlqeu me një asistim në golin e parë të shënuar nga Leao.


Trajneri i Milanit, Stefano Pioli e ka vlerësuar lartë talentin belg pas ndeshjes me Bolognan.

961ea9838193a61953b99d2038ba77c6

“De Ketelaere është një talent i madh, ende duhet të gjejë ritmin e duhur dhe të kuptohet me shokët e skuadrës".

'Këto janë procese që kërkojnë pak kohë, por deri më tani ka treguar cilësi të jashtëzakonshme dhe më duhet të theksoj se është shumë inteligjent”, u shpreh Pioli.

B9731913900Z.1 20220828082711 000GM2L4S5IA.3 0

19-vjeçari i kushtoi Milanit plot 32 milionë euro këtë verë nga Club Brugge dhe ka filluar menjëherë shkëlqimin te Rossonerët.

Kampioni në fuqi i Italisë tani ndodhet në krye të Serie A me shtatë pikë pas tri ndeshjeve. /Telegrafi/

telegrafi sport app