LAJMI I FUNDIT:

Pioli tregon se çfarë nuk shkoi me Milanin në ndeshjen ndaj Dortmundit

Pioli tregon se çfarë nuk shkoi me Milanin në ndeshjen ndaj Dortmundit

Stefano Pioli dhe Milani kanë mbetur me pendim pas një barazimi pa gola ndaj Borussia Dortmundit, por këmbëngul se ata mund të shikojnë të ardhmen me besim në Ligën e Kampionëve.

Kjo është hera e parë që kuqezinjtë kanë kaluar katër ndeshje radhazi në Ligën e Kampionëve pa e gjetur rrjetën, pasi nuk kanë shënuar në të dyja ndeshjet e gjysmëfinales së sezonit të kaluar kundër Interit dhe barazimit hapës 0-0 me Newcastlen.

“Ne donim të fitonim, e merituam në ndeshjen e parë dhe e dinim se çfarë vështirësish po kalonim. Ne bëmë disa pasime të gabuara dhe nuk ishim mjaft të saktë teknikisht, por ishte një paraqitje e shkëlqyer në pjesën e dytë dhe sigurisht krijuam mundësitë për të marrë fitoren”, ka thënë Pioli për Sky Sport Italia.


Borussia Dortmund dhe Milan ndahen në paqe
Lexo po ashtu Borussia Dortmund dhe Milan ndahen në paqe

“Fakti që nuk ia dolëm është zhgënjyes, por duhet ta shikojmë të ardhmen me besim. Në mënyrë të pashmangshme na mungonte saktësia para portës dhe nuk ishim aq efektivë në zonën e rreptësisë së kundërshtarit.

“Është gjithashtu e vërtetë që Dortmundi na krijoi probleme. Ishte një lojë klasike e Ligës së Kampionëve kundër një kundërshtari energjik, të ashpër dhe intensiv, ne e luftuam atë me ta në çdo top”.

Është një grup shumë i ngushtë dhe befasues tani, sepse Neëcastle i Sandro Tonalit mundi PSG-në e Gianluigi Donnarumma 4-1 këtë mbrëmje në një rezultat tronditës në St. James’ Park.

Kjo do të thotë që Newcastle është në krye me katër pikë, i ndjekur nga PSG me tre, Milani dy dhe Borussia Dortmund një. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
Kosova i mbyll me humbje parakualifikimet për Kupën e Botës 2027

Kosova i mbyll me humbje parakualifikimet për Kupën e Botës 2027

Sport
Kalo në kategori