LAJMI I FUNDIT:

Pioli paralajmëron ndryshim strategjie ndaj Chelseat

Pioli paralajmëron ndryshim strategjie ndaj Chelseat

Stefano Pioli thotë se Milani do të ‘shfaq diçka ndryshe’ kundër Chelseat dhe zbulon se Junior Messias do të jetë në dispozicion nesër.

Kampionët e Serisë A kthehen në fushë pas fitores 2-0 të së shtunës ndaj Juventusit në Serie A.

Ata presin Chelsean në Ligën e Kampionëve të martën, një javë pas humbjes së tyre 3-0 kundër Bluve në “Stamford Bridge”.


“Është fantastike të luash para tifozëve tanë, ata na japin mbështetje të madhe, ata janë një armë shtesë për ne”, deklaroi Pioli në konferencë për shtyp.

“Ne duam të vërtetojmë se humbja ishte vetëm një rast, jo normalitet. Ne ishim të zhgënjyer me performancën në Londër. Ne duhet të mësojmë nga gabimet tona dhe të bëjmë më mirë”.

Charles De Ketelaere është përjashtuar për shkak të një lëndimi të lehtë, por Junior Messias pjesërisht u rikthye në stërvitjet në këtë mëngjes, kështu që nesër do të jetë në dispozicion kundër gjigantëve të Ligës Premier.

“Charles ka pasur një problem muskulor, nesër ai nuk do të jetë i disponueshëm dhe është e vështirë ta shohësh atë të dielën; Messias do të ftohet kundër Chelseat”, shtoi Pioli.

“Ne kemi nevojë për një paraqitje të nivelit të lartë kundër një ekipi të fortë. Nuk duhet të shqetësohemi, nesër është një ndeshje tjetër dhe ne duhet të përpiqemi të jemi në nivelin tonë”.

A do të ketë Milani një qasje më mbrojtëse nesër?

“Mund të jetë, por nuk është e sigurt. Varet nga vlerësimi që kemi bërë pas ndeshjeve të mëparshme. Unë kam idetë e mia, nesër do të tregojmë diçka ndryshe”.

Chelsea dhe Milan kanë tre pikë në Grupin E, një më pak se lideri RB Salzburg.

“Është një grup i balancuar, por ne nuk duhet ta shikojmë atë. Duhet të mendojmë për rezultatin pa humbur energji”, vazhdon strategu i Rossonerëve.

I huazuari i Barcelonës, Sergino Dest, ka zhgënjyer ndaj bluve javën e kaluar dhe nuk pritet të startojë nesër. Pioli u pyet nëse zhvillimi i tij mund të ishte i ngjashëm me atë të Diogo Dalot, i cili ngadalë u bë titullar gjatë periudhës së tij njëvjeçare në Milano në 2020-21.

“Nuk e di nëse mund të krahasohen”, pranoi shefi i kuqezinjve.

“Dest ishte mësuar me një stil tjetër, i duhet kohë të përshtatet, por unë besoj në cilësitë e tij. Momenti i tij do të vijë së shpejti”, tha ndër të tjerash Pioli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lëndimi e detyron t’i jap fund karrierës në moshën 19-vjeçare njërin prej lojtarëve më premtues të Real Madridit

Lëndimi e detyron t’i jap fund karrierës në moshën 19-vjeçare njërin prej lojtarëve më premtues të Real Madridit

La Liga

"E dija që isha në Milano për një arsye" - 'Perandori' nuk lë gjë pa rrëfyer

Serie A
Superkompjuteri parashikon se kush do të shpallet kampion i Ligës Premier këtë sezon

Superkompjuteri parashikon se kush do të shpallet kampion i Ligës Premier këtë sezon

Premier League
Ish-ylli i Real Madridit i bindur se Man United ka marrë ‘trajnerin më të mirë në botë’

Ish-ylli i Real Madridit i bindur se Man United ka marrë ‘trajnerin më të mirë në botë’

Premier League
Pas lirimit nga burgu - Dani Alves tenton ta rivalizojë Facebook-un

Pas lirimit nga burgu - Dani Alves tenton ta rivalizojë Facebook-un

Ndërkombëtare
Po cilësohet si skandali i vitit në La Liga – Komiteti i Gjyqtarëve jep verdiktin për golin e Lewandowskit

Po cilësohet si skandali i vitit në La Liga – Komiteti i Gjyqtarëve jep verdiktin për golin e Lewandowskit

La Liga
Kalo në kategori